🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,436 ▲1.45%
DOW 45,730 ▲1.14%
NASDAQ 21,195 ▲1.92%
NAFTA 104.59 ▲1.66%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,028 ▼ -1.17% ETH $2,062 ▼ -0.62% XRP $1.3220 ▼ -1.96% SOL $81.1300 ▼ -4.16%
S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Akuza të çmendura të Martyt

Ambasadori amerikan, Frank Wisner, ish-ndërmjetësues në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, i ka quajtur të çmendura akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për kryeministrin Hashim thaci dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe pse nuk di diç më shumë sesa ajo që është thënë në media, unë jam thellësisht skeptik ndaj këtij raporti. Mirëpo skepticizmi im nuk është i rëndësishëm, por ajo që është thënë në këtë raport duhet të argumentohet, pra po që se ka fakte dhe argumente që mbështesin ato që janë thënë në raport, ato duhet t’i dorëzohen autoriteteve në Kosovë”.

“Kosova është vend i rendit dhe ligjit, ka sistemin juridik, ka prokurorinë dhe jam i sigurt se po qe se argumentohet se është kryer vepër apo krim, autoritetet në Kosovë do ta hetojnë në tërësi, ashtu siç pret edhe komuniteti ndërkombëtar që të trajtohet ky problem”, tha Wisner në një intervistë për Radiotelevizionin 21.

Tani, sipas diplomatit amerikan, radha është tek Marty dhe informatorët e tij që të sjellin argumente dhe ta vendosin në kanalet adekuate. “Deri sa të bëhet kjo, gjë që unë për veten time nuk e besoj, them që ta lëmë procesin të zhvillohet dhe pastaj të gjithë do ta kuptojmë të vërtetën”.

“Unë e di se Qeveria e Kosovës i ka mohuar akuzat dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, sepse qeveritë nuk bëjnë mohime pa argumentime. Pra t’ia lëmë drejtësisë ta ndaj drejtësinë”, tha Wisner.

Në pyetjen se a mendon që kjo do ta dobësojë pozitën e Kosovës në procesin e bisedimeve me Beogradin, Wisner u përgjigj negativisht. “As në pikëvështrimin tim dhe jam i sigurt as në pikëvështrimin e SHBA-ve. Nuk do ta ndryshojë as perceptimin e Serbisë për legalitetin e pavarësisë së Kosovës”

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.