Parlamentare

Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta, anëtarë të KLD-së

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-17-525x350Kuvendi miratoi të enjten kandidaturat e Albana Shtyllës dhe të Vangjel Kostës në postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD).
Përmes votimit të fshehtë me elektronikë deputetët e mazhorancës miratuan me 77 vota pro dhe 2 vota kundër kandidaturën e znj. Shtylla, ndërsa kandidati Kosta u miratua me 71 vota pro dhe 7 vota kundër.
Dy kandidutarat e propozuara nga mazhoranca do të zëvendësojnë në Këshill Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn, të shkarkuar nga Kuvendi një javë më parë.

Kandidati Vangjel Kosta ka shërbyer si anëtar i Gjykatës së Lartë, pranë Kolegjit Tregtar; po ashtu ka qënë lektor universitar në katedrën e së drejtës civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Në vitin 2010 u propozua nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por dekreti i emërimit të tij u rrëzua në atë kohë në Kuvend nga deputetët e mazhorancës së djathtë.
Kandidatja tjetër për anëtare të KLD-së, Albana Shtylla, aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Kuvendit, ndërsa më parë ka qënë anëtare e KQZ-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button