🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,653 ▼ -1.46% ETH $2,216 ▼ -0.73% XRP $1.3296 ▼ -1.18% SOL $82.3600 ▼ -1.96%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aleati i Bashës: Rrini të qetë, vetingu do bëhet

Edhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte pjesë e protestës së opozitës e cila ka hyrë në ditën e gjashtë të saj dhe për Neës24, tha se protesta e drejtuar nga Basha ishte ndryshe nga protestat e tjera.

Ishte një protestë e qytetëruar, ishte protestë ndryshe, sepse edhe Basha është ndryshe, dhe kështu duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, jo të thyejmë xhama. Kjo tregon sa evropiane është qendra e djathtë e politikës shqiptare,” tha Shehi.

Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama nuk duhet t’i druhej krijimit të një qeverie teknike pasi sipas tij ajo nuk do rrëzojë njeri nga pushteti por do të administrojë procesin zgjedhor.

Do t‘i bashkohem protestës për solidaritet politik. Ne do vazhdojmë, por shkalla e rezistencës dhe shkalla e rritjes së protestës do na mësojnë rrugët që duhet të vazhdojmë. Jam i sigurtë që PD e ka lënë një derë hapur për alternativa të tjera. Kemi kërkuar, votim elektronik ose qeveri teknike.

Kujtojnë se me qeveri teknike Basha do hyjë në pushtet, por qeveria teknike është për të vendosur zgjedhje të ndershme. Këta socialistët shqetësohen kot. Nuk i merr pushtetin njeriu qeveria teknike, por administron procesin zgjedhor. Jam i mendimit që duhet të hyjmë më vete, Meta të hyjë më vete, Rama me PS të hyjë me vete, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin.

Por për mua të bëhet qeveri teknike. Edhe Rama duhet të jetë me qeveri teknike, se nëse është i sigurtë që fiton, nuk ka pse të shqetësohet. E majta po mundohet ta justifikojë mungesës e PD në parlament me procesin e Vettingut.

I them shqiptarëve rrini të qetë se vetingu do bëhet, ky muaj nuk është ndonjë hata e madhe për një reformë që priti 4 vjet, ky muaj i shton shteti shqiptar dhe politikës shqiptare një vlerë më të madhe, zgjedhje të lira”, tha kreu i LZHK-së.

1 Koment

  • rinia 23 February 2017, 16:40

    Basha.Nuk shpeton dot.Qevqri teknike me kryeminister dhe ministra nga SHBA dhe BE por jo jo jo jo nga shqiperia Kosova,shkupi dhe ulqini

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.