Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,843 ▲ +0.91% ETH $2,240 ▲ +1.05% XRP $1.3449 ▲ +0.22% SOL $84.1100 ▲ +0.61%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Aleksis Tsipras viziton sot Berlinin

Në portat e Kancelarisë gjermane kalon për herë të parë në mbrëmjen e së hënës kryeministri grek Aleksis Tsipras, si i ftuar i zonjës Angela Merkel në Berlin, një takim tepër i rëndësishëm që do të përcaktojë, sipas analistëve, fatin e problemeve që përballon Greqia.

1427103760tsipras-merkelTsipras do të diskutojë me kancelaren gjermane një listë paraprake me reforma strukturore që i kanë kërkuar partnerët Greqisë për të zbatuar, në mënyrë që të lejojnë më pas financimin e mëtejshëm të shtetit grek.

Midis tyre thuhet se janë ndryshime strukturore në funksionimin e sistemit politik, një sistem i ri taksash nën shembullin e Gjermanisë, një plan i veçantë për privatizimet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, ndërsa do të kërkohet ndihma e Berlinit për luftën ndaj evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Sipas burimeve pranë kryeministrit grek, Tsipras do të hedhë në tryezë edhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës që ka hapur një seri polemikash në gjirin politik dhe mediatik të dy vendeve.

Sipas “Financial Times”, “Zonja e Hekurt” e Gjermanisë e ka ftuar kryeministrin grek në Berlin pas një letre që ky i fundit i ka dërguar asaj në datën 15 mars, ku midis të tjerash i ka zbuluar gjendjen e keqe financiare të vendit. Nëse nuk i jepet Greqisë një ndihmë afatgjatë financiare, Athina, në fund të marsit, e ndodhur para dilemës se kë do të duhej të paguante, pagat dhe pensionet apo këstin e borxhit ndaj FMN-së, do të zgjidhte të parën, shkruhej në letrën e zotit Tsipras që publikon gazeta.

Takimit të sotëm i ka paraprirë takimi i së shtunës së dy ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, që përjetojnë një nga periudhat më të këqia përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe.

Në një gjest miqësie edhe tabloidi i verdhë ‘Bild’ që ka qenë “flamurtari” i klimës negative të krijuar në opinionin publik të Gjermanisë, ka qarkulluar sot me faqen e parë të shkruar në gjermanisht dhe greqisht duke i uruar mirëseardhjen kryeministrit grek Aleksis Tsipras, por edhe duke rishikuar nga një pozicion i ri moral çështjen e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.