Maqedonia

Ali Ahmeti: Kam shkatërruar e përmbysur perandorinë Jugosllave

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti deklaron se aktualisht nuk është duke zhvilluar bisedime me asnjë parti, por premton se nuk do ti zhgënjejë shqiptarët me vendimin për koalicionin.

“Do të ju them të gjithë shqiptarëve që të mos frikësohen sepse vendimi përfundimtar do të jetë vullneti i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe asnjëherë BDI nuk ka marr ndonjë vendim kundër popullit të vet”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti theksoi se tek partitë maqedonase duhet të mbizotërojë arsyeja pasi alternativa më e dëmshme për vendin do të ishte sikur të mbetej pa qeveri.

“Nëse nuk ka marrëveshje dhe nëse hyhet në paqartësi kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.

Unë mendoj se tek të gjitha partitë do të mbizotëroj logjika e shëndosh, arsyeja e vërtetë për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet vendi ynë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe” deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së për Alsat.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti nuk njeh kufij kur flet për veten, ndërsa shprehet se bën politikë pasi e vlerëson se ju duhet shqiptarëve.

”Kundërshtarët e mi edhe po të kishin lindur edhe një herë nuk do ta kishin arritur atë që e bëra unë.

Unë kam shkatërruar një perandori, unë kam përmbys një Jugosllavi. Natyrisht unë me shokët e mi. Se trimi i mirë është me shokë shumë” tha Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button