☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.76 ▲2.13%
ARI 4,562 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,518 ▲ +1.42% ETH $2,058 ▲ +3.01% XRP $1.3484 ▲ +1.06% SOL $83.9600 ▲ +2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.76 ▲2.13 % ARI 4,562 ▲0.83 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.76 ▲2.13 % ARI 4,562 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Altin Dumani, kreu i ri i SPAK/ Votimi në KLP, Yuri Kim vëzhgoi procesin në sallë

Pas nje dite maratone, ku tre kandidatet paraqiten dje platformat e tyre per drejtimin e SPAK, Altin Dumani, 47 vjeç, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend do të jetë numri një që do të drejtojë SPAK-un deri në 2025.
Si kryeprokuror i SPAK, ai premtoi ditë të vështira për të korruptuarit e niveleve të larta dhe për anëtarët e krimit të organizuar. Si shembull Dumani solli ilustrimin e barazisë para ligjit
Me tre kandidatë në garë , anëtarët votuan për Dumanin nën vështrimin e ambasadores Yuri Kim, e cila e vëzhgoi procesin gjatë kohës që aty po pyetej rivali i fituesit, prokurori Edvin Kondili. Por përpara se anëtarët të shprehnin votat duke dhënë 5 për Dumanin, 4 për Kondilin dhe 1 për Adnan Xholin, diplomatja amerikane e quajti vendimin e  KLP ishte i vështirë mbasi duhej bazuar te kriteret dhe kualifikimet dhe jo tek kërcënimet.
Duke i cilësuar të tre kandidatët të kualifikuar, ambasadorja amerikane e ruajti të folurën diplomatike duke mos veçuar emrin e preferuar të Altin Dumanit që është etiketuar i tillë që në garën e 2019. Megjithatë,  edhe për të përzgjedhurin e tyre Yuri Kim e kishte një mesazh përpara se ai të shijonte fitoren.
Është e rëndësishme për kë do përzgjidhet, duhet ta kuptojë se është zgjedhur në bazë të kritereve, dhe jo në bazë të premtimeve për favore, apo kërcënime Kushdo që të zgjidhet duhet të zgjidhet dhe duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari I tij i vetëm është ligji. Sërish nuk ka ndonjë arsye tjetër të veçantë, erdha këtu sepse ma lejon agjenda ime. Do e ndjek po aq afër këtë proces sa edhe ju.
Kryeprokurorin e ri Altin Dumani për tre vitet e ardhshme e pret sfida të mbajë fjalën se gjatë hetimit të të korruptuarve do ketë peshq të mëdhenj dhe se në këtë proces nuk kanë rëndësi emrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.