Kronika
Ambasada amerikane: Ja si BKH do hetojë korrupsionin në nivelet më të larta
August 27, 2019
0 1 minute read
Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një tjetër video ku shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe cilat do të jenë detyrat e hetuesve të kësaj strukture. Në videon e ambasadës amerikane, BKH do të jetë e ngjashme me FBI amerikane.
Për ata hetues që do të jenë pjesë e BKH, ambasada amerikane bën të ditur se do të trajnohen në Virxhinia dhe do të ketë një komision ndërkombëtar që do të mbikëqyrë trajnimin dhje përgatitjen e hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit.
Ambasada Amerikane shpjegon edhe sesi do drejtohet BKH dhe kontrolli mbi prokurorin e posaçëm, teksa përmend kontrollin e llogarive bankare dhe celularit, me synimin që të mos ketë asnjë ndikim mbi ligjin dhe çdo zyrtar i korruptuar të përballet me drejtësinë.
Sipas ambasadës kjo strukture shumë e rëndësishme është e ngjashme me FBI amerikane dhe do të ketë në shënjestër për hetim zyrtarët e lartë në vend.