☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,136 ▼ -4.24% ETH $1,988 ▼ -4.06% XRP $1.3316 ▼ -2.5% SOL $82.9900 ▼ -4.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambasada e SHBA: Luftoni korrupsionin, konfiskoni pasuritë e paligjshme

Zëvendës shefja e misionit në Ambasadën e SHBA-së, Collen Hyland në Kosovë ka thënë se pavarësisht disa sukseseve, Prokuroria e Shtetit duhet të luftojë seriozisht korrupsionin. Ajo ka thënë se korrupsioni luftohet edhe duke sekuestruar pasurinë e paligjshme të kriminelëve dhe ka inkurajuar të bëjnë kërkesa të tilla.

Veç kësaj, ajo ka kërkuar që krimi dhe korrupsioni të luftohet në nivele të larta dhe të mos ketë ndjekje bazuar në prejardhjen etnike. Në konferencën Vjetore të Prokurorëve, Hyland përmendi sfidat që ka kaluar sistemi i drejtësisë në Kosovë gjatë vitin 2016. Ajo tha se njëra nga sfidat ka qenë kur deputetët filluan të hedhin gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit, duke shtuar se Prokuroria e Shtetit e tejkaloi këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jeni ballafaquar me shumë sfida, kur deputetët filluan të përdorin gazin lotsjellës. Kjo ishte sfidë dhe ju e tejkaluat atë siç duhet. Ju treguat se dhuna nuk ka vend në foltoren e kuvendit”, tha ajo, raporton Gazeta Express.

Zëvendës shefja e misionit paraqiti tri sfidat e sistemit të drejtësisë për këtë vit. Ajo porositi që Prokuroria e Shtetit të luftojë seriozisht korrupsionin. “E para, t’i plotësoni vendet në prokurorinë speciale. Së dyti, Duhet të rrisni konfiskimin e pasurisë. Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është që kriminelëve tua merrni pasurinë. Duhet të prioritizoni ndjekjen në ato raste që do të keni më shumë ndikim. Qeveria e SHBA ka parë që Kosova është duke ecur në drejtimin e duhur, mirëpo nuk duhet që ndjekjet të bëhen në baza etnike”, tha Collen Hyland.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.