⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 51,554 ▼0.53%
NASDAQ 26,926 ▼0.53%
NAFTA 94.05 ▲1.77%
ARI 4,188 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,326 ▼ -1.92% ETH $2,679 ▼ -1.05% XRP $1.5088 ▼ -1.35% SOL $119.3400 ▼ -2.98%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Ambasadori i BE: Përmirësimi i cilësisë së qumështit dhe kategorizimi i operatorëve, thelbësor në procesin e integrimit

Në një takim të rëndësishëm për sigurinë ushqimore, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave për anëtarësim në BE. Ai theksoi se ecuria nuk vlerësohet më vetëm nga miratimi i legjislacionit, por nga funksionimi i sistemeve që janë të harmonizuara me standardet europiane.

Sipas ambasadorit, qendra e këtij transformimi është kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet e BE.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet më vetëm me qëllimet që ka Shqipëria apo miratimin e legjislacionit, por matet me anë e sistemeve që funksionojnë. Sisteme që janë të harmonizuara me legjislacionin e BE dhe vihen në zbatim siç duhen. Bazohet gjithashtu te laboratorët e akredituar dhe japin rezultate të besueshme. Në qendër të këtij transformimi qëndron një çështje kyçe: kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve përkatës enë përputhje me standardet e BE. Një sistem kategorizimi që funksionon mirë u bën të mundur autoriteteve që të dallojnë mes atyre subjekteve që i përmbushin standardet e BE, atyre që mund të arrijnë pajtueshmëri me këto standarde brenda një afati kohorë dhe atyre që kërkojnë përshtatje themelore dhe autoritete mund të përdorin burimet e kufizuara dhe t’i bazojnë ato në kontrolle që në bazë kanë rrezikun”, tha ai.

Ambasadori Gonzato nënvizoi se përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar nuk është vetëm një kërkesë rregullatore, por një parakusht për konkurrueshmëri dhe akses në tregun europian. Ai theksoi se investimi në sistemet e grumbullimit, trajtimi i qumështit të papërpunuar dhe forcimi i kontrollit të cilësisë janë hapa thelbësorë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sektorë si përpunim i qumështit dhe mishit, ku hendeku mes praktikave aktuale dhe kërkesave të BE mund të jetë konsiderueshëm. Përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar nuk është vetëm një kërkesë rregullatore e BE, por është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE dhe për të patur akses në këtë treg. Pa cilësi të qëndrueshme të nivelit të prodhimit primar është e pamundur të ndërtohet një zinxhir vlere që përmbush standardet e BE. Trajtimi i qumështit të papërpunuar, investimi në sistemet e grumbullimit dhe forcimi i kontrollit të cilësisë nuk janë opsionale, por hapa thelbësorë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe një nga piketat përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.