Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.26 ▼2.79%
ARI 4,218 ▲2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,479 ▲ +0.74% ETH $1,668 ▲ +0.84% XRP $1.1359 ▲ +1.8% SOL $66.9500 ▲ +2.34%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.26 ▼2.79 % ARI 4,218 ▲2.52 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.26 ▼2.79 % ARI 4,218 ▲2.52 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi këtë të premte, 12 qershor, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike në vend.

Sipas Sejkos, përmirësimi i kuadrit rregullator dhe integrimi në sistemin evropian SEPA kanë sjellë transferta më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto dukshëm më të ulëta për qytetarët.

Vetëm gjatë një tremujori nga operacionalizimi i SEPA-s u realizuan rreth 166 mijë transaksione, me një vlerë totale prej 2.2 miliardë eurosh.

“Përmirësimi i kuadrit rregullator dhe funksionalizimi i SEPA-s kanë sjellë transferta financiare më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto të dukshëm më të ulëta. Pagesat bankare shënuan një rritje vjetore prej 22.7% në numër dhe 18% në vlerë. Pagesat elektronike dhe ato digjitale shënuan një rritje vjetore prej 25.7%, ndërsa operacionalizimi i SEPA-s në muajin tetor mundësoi rreth 166 mijë transaksione SEPA me një vlerë totale prej 2.2 miliardë eurosh.

Dhe të gjitha këto vetëm në harkun kohor të një tremujori. Këto ndryshime pasqyrojnë investimet e vazhdueshme që kemi bërë në përmirësimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe ndërlidhjen e saj me platformat evropiane, përmirësimin e bazës rregullatore si dhe rritjen e edukimit financiar.”

Banka e Shqipërisë raportoi gjithashtu se pagesat elektronike dhe digjitale janë rritur me rreth 26% në bazë vjetore, çka sipas institucionit tregon një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si qytetarët administrojnë financat e tyre.

Eliminimi ose ulja e ndjeshme e komisioneve për pagesat bankare të brendshme, si në lekë ashtu edhe në euro. Nisja e punës për platformën e pagesave në kohë reale TIPS klon, e cila do të unifikohet me platformat e Bashkimit Evropian.

Sipas prezantimit të guvernatorit, këto masa synojnë të përshpejtojnë digjitalizimin e ekonomisë dhe të kontribuojnë në uljen e informalitetit.

“Në këtë drejtim dëshiroj të evidentoj dy zhvillime të rëndësishme gjatë vitit 2025. Së pari, prezantimin e masave rregullatore për eliminimin apo reduktimin e ndjeshëm të komisioneve për pagesat e brendshme bankare në lek dhe në euro. Dhe së dyti, fillimin e punës për zhvillimin e një platforme moderne të pagesave në kohë reale që quhet TIPS klon ose kloni i sistemit TIPS të përdorur nga Bashkimi Evropian, të unifikuar me platformën e përdorur pikërisht nga vendet e Bashkimit Evropian, e cila do t’i japë një hov të mëtejshëm përdorimit të pagesave elektronike në vend.

Këto zhvillime po transformojnë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset përdorin shërbimet financiare duke nxitur rritjen e formalizimit, zgjerimin e përfshirjes financiare dhe digjitalizimin e ekonomisë shqiptare. Paralelisht me punën për nxitjen e pagesave elektronike, Banka e Shqipërisë garantoi qarkullimin cilësor dhe të sigurt të monedhës kombëtare duke ruajtur besimin e publikut tek leku si simbol i stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.”

Në raport u theksua gjithashtu avancimi i procesit të integrimit evropian përmes përafrimit të legjislacionit dhe përmbushjes së detyrimeve në kapituj të ndryshëm negociues, me objektivin që negociatat të përmbyllen brenda vitit 2027.

“Në të njëjtën kohë, progres i rëndësishëm është shënuar dhe në kuadër të integrimit evropian. Përafrimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor, rregullator dhe statistikor me acquis dhe standardet e Bashkimit Evropian ka forcuar konvergjencën institucionale dhe ka afruar sistemin financiar shqiptar me arkitekturën evropiane.

Gjatë vitit 2025 ne vijojmë punën në drejtim të adresimit të piketave mbyllëse të paraqitura nga Komisioni Evropian për çdo kapitull në përputhje me objektivin e mbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.”

Përveç treguesve pozitivë si rritja ekonomike, kontrolli i inflacionit dhe rezervat valutore në nivele rekord, Sejko tërhoqi vëmendjen edhe te faktorët e jashtëm të rrezikut. Tensionet gjeopolitike, luhatjet e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ndryshimet në politikat tregtare u identifikuan si kërcënime që kërkojnë vigjilencë të lartë për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.