☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 83.06 ▲1.57%
ARI 4,015 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,099 ▼ -1% ETH $1,858 ▼ -0.69% XRP $1.0878 ▼ -0.82% SOL $75.8900 ▼ -0.49%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.06 ▲1.57 % ARI 4,015 ▼0.09 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.06 ▲1.57 % ARI 4,015 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Politika

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

Qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri, në Gjadër, janë vënë nën vëzhgimin e institucioneve europiane, pasi Avokatja e Përgjithshme e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Laila Medina, ka shprehur dyshime mbi përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve.

Në opinionin e saj, Medina thekson se shtetet anëtare kanë të drejtë të vendosin qendra pritjeje ose ndalimi për emigrantët edhe jashtë territorit të Bashkimit Evropian, përfshirë në Shqipëri, pasi legjislacioni europian nuk kufizon vendndodhjen gjeografike të këtyre strukturave. Megjithatë, ajo nënvizon se këto qendra duhet të respektojnë plotësisht garancitë dhe standardet e përcaktuara nga e drejta e BE-së për azilin.

Sipas saj, protokolli i nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe legjislacioni italian që rregullon funksionimin e qendrave, nuk duket se përmbajnë rregulla të qarta dhe të mjaftueshme për të garantuar të drejtat themelore të emigrantëve. Shqetësimet kryesore lidhen me të drejtën e mbrojtjes ligjore, respektimin e jetës private dhe familjare, si dhe lirimin e menjëhershëm të personave sapo të përfundojë afati ligjor i ndalimit.

Megjithëse opinioni i Avokates së Përgjithshme nuk është detyrues, ai konsiderohet një tregues i rëndësishëm për vendimin që pritet të japë në muajt e ardhshëm Gjykata e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg. Nëse gjyqtarët ndjekin të njëjtën linjë argumentimi, vendimi mund të ndikojë jo vetëm te marrëveshja Itali–Shqipëri, por edhe te projektet e ngjashme që disa vende europiane po shqyrtojnë për menaxhimin e migracionit jashtë kufijve të BE-së.

Marrëveshja mes qeverive të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës është konsideruar si një model pilot për politikat e reja europiane të migracionit dhe po ndiqet me interes nga disa vende të tjera të unionit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.