☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.01 ▲1.37%
ARI 4,565 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,650 ▲ +1.42% ETH $2,062 ▲ +2.88% XRP $1.3598 ▲ +1.75% SOL $84.4500 ▲ +2.4%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja amerikane takon Metën në zyrë. Kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin me SHBA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë së Lirisë.
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.”- shkruan Meta.
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, Ilir Meta, megjithëse në rolin e presidentit të vendit, me një gjuhë të paprecedentë sulmoi asokohe ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kërkonte që mos të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare. Vetë diplomatja amerikane dënoi gjuhën e ashpër të Ilir Metës, gjatë fushatës elektorale, ku ish-kreu i shteti u bënte thirrje qytetarëve, që të mprehin sfurqet e sëpatat që të mbrojnë votën. Yuri Kim dënoi ashpër fjalorin e Metës, duke e shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.