☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.98 ▼0.25%
ARI 4,235 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,422 ▼ -3.15% ETH $1,631 ▼ -3.6% XRP $1.1126 ▼ -5.38% SOL $64.1500 ▼ -4.86%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.98 ▼0.25 % ARI 4,235 ▼1.2 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.98 ▼0.25 % ARI 4,235 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Një karrige e përmbysur dhe tabela me mbishkrimin “Sheshi u lirua” shënjuan mbylljen e protestës 108 ditëshe të “Shqipëria Bëhet” përballë Kryeministrisë.

Adriatik Lapaj, në një intervistë për A2CNN, deklaron se protesta e tyre nuk është mbyllur, por është ridimensionuar, duke vijuar tashmë në forma të tjera.

“Është një ridimensionim. Protesta do të vijojë aty ku ka qenë, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, aty kanë probleme qytetarët”, tha Lapaj.

Qëndrimin me ditë dhe netë të tëra përballë zyrës së Edi Ramës, kreu i Shqipëria Bëhet e quan të frytshëm: “Sot është fakt që kur ne e nisëm protestën, Belinda Balluku ishte ministre, sot është shkarkuar”.

Opozita vijon të kërkojë rrugë për t’u bashkuar, por ende partitë politike kanë ndasi. Lapaj, teksa pyetet nëse do të kërkojë ose jo bashkëpunim me forcat e tjera opozitare për zgjedhjet, nuk nxiton që të japë qëndrimin e partisë së tij: “Drejtuesit duhet të dëgjojnë popullin. Shqipëria ka nevojë për ndryshim të madh sot. Ne do të marrim vendime shumë të matura. Unë nuk e kam tagrin për ta dhënë këtë përgjigje”.

Kreu i Shqipëria Bëhet ndërkohë vijon të kërkojë bashkëpunim me forcat e tjera opozitare sa i takon protestave, ku pohon se të gjithë faktorët kundër Ramës duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët për Kodin Zgjedhor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.