Politika

Ambasadorja gjermane: Do t’i njohim zgjedhjet edhe pa PD

Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to.

Këtë mesazh u kujdes ta theksonte ambasadorja gjermane në Tiranë, zonja Susanne Schutz, e cila theksoi mesazhin e dhënë në Tiranë nga ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel.

“Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi Schutz.

Kjo deklaratë publike bëhet ndërkohë që në takime të ambasadorëve të tjerë me politikanët shqiptarë theksohet nevoja e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën.

Por ambasadorët, ashtu siç konfirmuan pak ditë më parë edhe përfaqësuesit e partive të vogla, kanë theksuar se mospjesëmarrja e disa partive në zgjedhje do ishte vetëm një rresht në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button