☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.39 ▲0.5%
ARI 4,581 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,228 ▼ -0.23% ETH $2,051 ▲ +0.28% XRP $1.3197 ▼ -2.52% SOL $82.8600 ▼ -0.9%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Amerika sot lanson programin 49 milionë dollarësh për Kosovën e varfër

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, Zyrtari Kryesor Operues i Sfidave të Mijëvjecarit (MCC), sot do të lansojë programin e ri 49 milionë dollarësh ndihmë për Kosovën. Bashkë me të do të jetë edhe Kongresmeni Eliot Engël. E teksa po lansohet për ndihmë, amerikanët rikutjojnë se Kosova është një nga vendet më të varfëra në Europë, me 30 përqind të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Zyrtari Kryesor Operues i MCC-së në vizitë Kosovës për të lansuar programin e ri prej 49 milionë dollarëve

Ëashington, D.C., 17 Nëntor – Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të vizitojë Kosovën me 20 nëntor përkrah kongresmenit të SHBA-ve Eliot Engel (i Nju Jorkut), për të lansuar Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.

Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin. Kryeministri i Kosovës, Shkëlqesia e Tij Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, dhe z. Nash dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.

Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, dhe me 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë ajo poashtu është njëra nga vendet më të varfëra në Evropë. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008 Kosova vazhdon të zhvillojë institucione të qeverisë të cilat mund t’ju kryejnë shërbime kritike qytetarëve të saj.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqëndrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurtë me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë.

Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqëndrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngriten mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.

Mësoni më shumë për Pragramin e Pragut të Kosovës të MCC-së dhe lexoni nga Sarah Olmstead, Udhëheqëse e Ekipit Vendor për Kosovën të MCC-së, artikullin e saj të fundit: https://www.mcc.gov/blog/entry…

Për më shumë informata lidhur me vizitën e Zyrtarit Kryesor Operues Nash në Kosovë ju lutemi kontaktoni Kate Pritchard në Pritchardkm@mcc.gov.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.