Ekonomia

AMF kërkon shkarkimin e drejtoreshës, bashkëshorte e Dashamir Shehit

Anëtarët e bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kanë depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare ku kërkojnë shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së AMF-së, Enkeleda Shehi, bashkëshortes së deputetit Dashamir Shehi.

Në shkresën që mban datën 22 shkurt, të zbardhur nga “Scan Tv”, bashkangjitur vendimit përcaktohen edhe arsyet e kësaj kërkese argumentuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

“Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e darës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF”, citohet në letër.

Shkak janë bërë përplasjet mes kreut të AMF-së dhe anëtarëve të bordit, të dukshme prej vitit të kaluar për shkak të rekrutimeve brenda institucionit.

doc1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button