🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +0.43% ETH $2,087 ▲ +1.13% XRP $1.3292 ▼ -0.93% SOL $82.2200 ▼ -2.2%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Analiza vjetore e Krimeve të Rënda, 60% më shumë çështje se në 2013-ën

Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillon analizën e punës për vitin 2014, ku bie në sy rritja me 50% e çështjeve që lidhen me trafikimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike, teksa numërohen në total rreth 60% çështje më shumë se në vitin 2013.

krimet-e-rendaGjatë analizës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni u shpreh se viti 2014 ka rezultuar me një ngarkesë të lartë pune, ndër më të lartat e viteve të fundit.  Sipas tij, në vitin 2014 numri i çështjeve të shqyrtuara është shtuar me 60%, krahasuar me një vit më parë.

“Gjykata e Krimeve të Rënda ka përballuar me sukses volumin e madh të punës që rezervoi viti 2014. Kjo, falë vullnetit dhe profesionalizmit të stafit që punon në këtë Gjykatë, ku shpesh herë për të mbërritur në gjykime sa më të shpejta, gjyqtarët dhe pjesa tjetër e stafit kanë punuar edhe mbi orarin zyrtar të punës”, parashtroi Simoni.

Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda rreshtoi dhe çështjet kryesore me të cilat është ndeshur kjo gjykatë, ku numri më i lartë i përket çështjeve që lidhen me trafikimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike me 50% më shumë se në vitin 2013.

“Gjykata e Krimeve të Rënda është një institucion që përballet me çështje të rëndësisë së lartë, sa i takon krimit të organizuar, lëndëve narkotike apo korrupsionit dhe tashmë me ligjin e ri dhe terrorizmit, ku si pasojë e ndryshimeve ligjore kësaj gjykata i janë shtuar dhe 16% më shumë vepra penale për të shqyrtuar.

Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda njoftoi gjithashtu se, numri i çështjeve të përfunduara ka qenë 24% më shumë se viti 2013. Janë përfunduar 30 çështje më shumë se në vitin 2013, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.