☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.93 ▲1.99%
ARI 4,536 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,827 ▲ +0.65% ETH $2,037 ▲ +2.11% XRP $1.3307 ▲ +0.82% SOL $82.9300 ▲ +1.36%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.93 ▲1.99 % ARI 4,536 ▼0.47 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.93 ▲1.99 % ARI 4,536 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Teknologji

Android duket i pandalshëm, Windows stagnon

android-duket-i-pandalsh-euml-m-windows-stagnon_2_hdShifrat e fundit të kompanisë së hulumtimeve Kantar për tremujorin që ka përfunduar deri në korrik kanë zbuluar të dhëna të reja për tregun global mobil.

Në frontin e prodhuesve, Xiaomi është fituesi i madh në Kinë, suksesi i të cilit është i bazuar edhe në sistemin operativ të Google, Android. Huawei dhe Coolpad gjithashtu janë rritur në këtë treg, ndërsa rivalët e tyre, ZTE, Lenovo, dhe Oppo janë rritur më pak, por siç duket rritja e tyre nuk është duke e mbajtur ritmin me zgjerimin e dukshëm të tregut kinez.

Samsung në anën tjetër është fituesi më i madh në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Kantar ka raportuar se më shumë se gjysma e përdoruesve të rinj të Galaxy S5 i kanë përditësuar modelet e tyre nga versioni paraprak i telefonit tjetër Samsung.

Gjiganti jugkorean Samsung gjithashtu ka arritur që rreth 20 për qind të përdoruesve të saj të rinj ti konvertojë nga Apple, përkatësisht nga iPhone. Samsung gjithashtu ka marrë një pjesë të shitjeve edhe nga HTC, përkatësisht 18 për qind të tyre.
Kur është fjala për lojtarët e mëdhenj, Android është udhëheqësi kryesor dhe jo vetëm për veten, por edhe për prodhuesit kryesorë të telefonave të mençur mobil. Në Shtetet e Bashkuara, Kinë, dhe Meksikë, Android është absolutisht duke e dërmuar konkurrencën e saj, duke e bërë fitime të mëdha kryesisht në kurriz të Apple.

Windows Phone është ka shifra të përziera, duke humbur terren në Kinë, Meksikë, dhe Gjermani dhe Francë. Këto humbje janë tërhequr disi nga fitimet e bëra në Spanjë, Itali, dhe Mbretëri të Bashkuar.

Pjesëmarrja e Apple në treg duket të jetë pakësuar, por duke pasur parasysh shitjet rekorde të kompanisë amerikane mund të thuhet se iPhone sot është më shumë një çështje e një oferte me çmim të lartë, që nuk mund ta mbajë tregun duke u rritur në vazhdimësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.