Ekonomia

Anija kineze 200 metra e gjatë, ngarkohet me 30 mijë ton klinker për eksport

Një anije me gjatësi 200 metra, që do të ngarkohet me rreth 30 mijë ton klinker për eksport, është ankoruar sot paradite në portin e Durrësit. Sipas të dhënave të dispeçerisë portuale, anija kineze “Jia Ning Shan” është mjeti lundrues që merr ngarkesën më të madhe për eksport që nga fillimi i vitit 2014.

anija-kineze-03-Foto-G1Nga të njejtat burime mësohet se katër anije të tjera të mëdha që kanë marrë ngarkesa nga 16 mijë deri në 27 mijë ton secila, janë ankoruar që nga fillimi I muajit janar në kalatën 11 të portit të Durrësit. Anijet e mëdha ngarkohen kryesisht me klinker, lëndë e parë për prodhimin e çimentos, e cila vjen nga fabrikat pranë Fushë Krujës dhe transportohet kryesisht drejt porteve të Afrikës Veriore. Nuk kanë munguar edhe ngarkesat me hekur-nikel e krom, apo anijet e mëdha të cilat kanë sjellë qymyr apo skrap.

Që nga fillimi I vitit 2014, në portin e Durrësit janë përpunuar 33 anije me ngarkesa nga 10.000 – 28.000 ton. Më të mëdhatë, përkatësisht Sunbay dhe Thor Indipendent, janë ngarkuar me nga 28 mijë ton secila, përkatësisht hekur-nikel dhe klinker. Anija kineze “Jia Ning Shan” pritet të ngarkohet me rreth 30 mijë ton klinker, sasia më e madhe që nga fillimi i vitit të kaluar.

Menjëherë pas ankorimit, të shtunën paradite ka nisur procesi I ngarkimit të anijes kineze. Në portin e Durrësit po përpunohen edhe dy anije të tjera me afro 10.300 ton grurë gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button