Kronika

Ankesat për Gjyqësorin, shumica dërrmuese denoncojnë zvarritjen

Drejtësia vijon të jetë e vonuar në gjykatat shqiptare. Raporti vjetor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tregon  se shqetësimi më i madh i qytetarëve në lidhje me Gjyqësorin është për zvarritjen e proceseve, të cilat nga shkalla e pare deri në Gjykatën e Lartë shënojnë rekorde historike.

Nga 800 shtetas që janë ankuar pranë KLD për 2015,  gati 200 prej tyre denoncojnë në KLD procese të stërzgjatura, shkelje të etikës nga gjyqtarët dhe mos respektim formal të ligjit.

Ndërkohë, përkundër akuzave për një gjyqësor të korruptuar, nga totali i ankesave janë administruar vetëm 19 pretendime të tilla, ku qytetarët tregojnë se u janë kërkuar para për të zgjidhur çështjet gjyqësore.

Raporti thotë se këto raste të dyshuara janë referuar në Prokurori. Por nga totali i ankesave pjesa dërrmuese e tyre, pra 600 të tilla, janë arkivuar pasi ishin depozituar tej afatit ligjor që në lëvizje inspektorët për të kryer verifikimet e kërkuara.

Në lidhje zvarritjet e proceseve, Inspektorati raporton se në 14 raste është proceduar, duke u tërhequr administrativisht vëmendja gjyqtarëve. Nga ana tjetër, problematike shikohet edhe zbardhja e vendimeve për të cilat Inspektorati shpjegon se kjo shkelje mbahet parasysh atëherë kur KLD vlerëson punën vjetore të gjyqtarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button