☁️
Tiranë 24°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.49 ▲8.2%
ARI 4,743 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,794 ▼ -1.12% ETH $2,190 ▼ -1.11% XRP $1.3267 ▼ -0.33% SOL $81.9900 ▼ -0.28%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.49 ▲8.2 % ARI 4,743 ▼0.93 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.49 ▲8.2 % ARI 4,743 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Apple, dy aplikacione për shëndetin

Mes të rejave që u prezantuan në eventin e Apple në San Francisco janë edhe dy aplikacione për shendetin. Njëri prej tyre, nëpërmjet Apple Watch, do të krijojë mundësi komunikimi mes mjekut dhe pacientit. Ndërsa tjetra e destinuar për iPad-in e ri Pro, do të shfaqë anatominë e trupit me rezolucion të lartë.

AirStrip për Apple Watch, që është një përshtatje e një aplikacioni që përdoret për iPad dhe iPhone, i jep mundësi mjekëve të konsultojnë takime dhe të kenë informacione mbi pacientët direkt nga pulsi i dorës. Përveç kësaj do të marrë lajmërime nga kolegët, për shembull kur ndryshojnë shenjat jetësore.

“Por aplikacioni mund të ndryshojë edhe mënyrën se si mjeku dhe pacienti komunikojnë. Për shembull, deri tani është përdorur për të monitoruar gratë shtatzëna në spital, por me sensorët që i janë shtuar mund të përdoret edhe nga shtëpia”, thotë Cameron Powell, themeluesi i AirStrip.

Complete Anatomy Series, aplikacioni i 3D4Medical, dedikuar anatomisë, do të shërbejë si për mjekët edhe për pacientët. Falë rezolucionit të iPad pro, mjekët mund të shohin “brenda” trupit njerëzor në detaj. Për shembull, mund të japë detaje para një ndërhyrjeje, apo të krijojë pamje të personalizuara të traumave dhe sëmundjeve të pacientëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.