🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $67,014 ▲ +1.27% ETH $2,015 ▲ +1.26% XRP $1.3397 ▲ +1.04% SOL $83.0500 ▲ +0.45%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka bërë të ditur SPAK se nuk ka asnjë mundësi të gjejë dhe arrestojë ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj brenda vendit. Ai është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash, dhe fshehje pasurie. Sipas verifikimeve të kryera nga policia, ai ndodhet jashtë vendit, duke u referuar sistemit TIMS.

Pasi konfirmimi u mor në rrugë zyrtare, Prokuroria e Posaçme iu drejtua Interpolit për të kërkuar ndërkombëtarisht ish-zv. Kryeministrin. Nëse emri i Ahmetaj shfaqet në kartelën e kuqe të Interpolit, autoritetet e çdo vendi mund ta arrestojnë atë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Arben Ahmetaj, pasi Kuvendi i dha SPAK autorizimin për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së tij. Banesat e Ahmetaj dhe të familjarëve të tij janë kontrolluar dhe janë sekuestruar celularë dhe pajisje elektronike që mund të shërbejnë për hetimin.

Ndërsa hetimi për Ahmetaj vazhdon, gjykata ka caktuar seancën gjyqësore për 15 të pandehurit e akuzuar për aferën e inceneratorit të Fierit për muajin shtator. Avokatët e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka kanë kërkuar më parë të gjitha fashikujt e plotë të dosjes për të përgatitur mbrojtjen e tyre. Ndërsa avokati i Klodian Zotos, biznesmenit të inceneratorëve në kërkim, do të paraqesë argumentet e mbrojtjes pas dëgjimit të avokatëve të ish ministrit. Procesi është shtyrë për në shtator për shkak të pushimit zyrtar të gushtit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.