🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,719 ▲0.29%
DOW 47,035 ▲0.19%
NASDAQ 22,465 ▲0.41%
NAFTA 95.39 ▲3.17%
ARI 5,005 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,670 ▲ +0.66% ETH $2,340 ▲ +0.11% XRP $1.5368 ▼ -0.22% SOL $95.5300 ▲ +0.89%
S&P 500 6,719 ▲0.29 % DOW 47,035 ▲0.19 % NASDAQ 22,465 ▲0.41 % NAFTA 95.39 ▲3.17 % ARI 5,005 ▲0.05 % S&P 500 6,719 ▲0.29 % DOW 47,035 ▲0.19 % NASDAQ 22,465 ▲0.41 % NAFTA 95.39 ▲3.17 % ARI 5,005 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Arifi: Droga në burgje futet përmes gardianëve

Nga fillimi i vitit e deri më sot në burgun e Idrizovës, janë zbuluar katër raste ku mbykëqirës të lartë të këtij institucioni ndëshkues kanë tentuar të fusin lëndë narkotike deri tek të burgosurit e varur nga këto substanca.

Prezencën e drogës dhe orvatjet për tu futur në këtë burg nuk e mohojnë nga drejtoria e burgut. Sipas zëvendësdrejtorit të burgut të Idrizovës Sadush Arifi keqpërdorimi i detyrës nga gardianët e burgut apo personave të tjerë të punësuar në këtë institucion është sanksionuar me largim nga puna.

Lidhur me këtë fenomen, zv.drejtori i burgut të Idrizovës, Sadush Arifi për gazetën Koha thotë se janë përjashtuar disa nënpunës, të cilët për interesa personale kanë shkelur rregulloren e burgut, respektivisht ato janë larguar nga puna pasi janë zënë duke futur në brendësinë e burgut lëndë narkotike, telefona celular apo kanë ndërmjetësuar për blerjen e vendeve si dhe mënyra tjera të keqpërdorimit të detyrave zyrtare.

“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtyre dukurive negative në aspekt institucional. Gjatë kohës sa jam unë në këtë pozitë janë larguar rreth 16 të punësuar, kryesisht gardian të burgut. Megjithatë për kapjen e lëndëve narkotike ne e kemi më rëndë të regjistrojmë raste edhe pse deri më sot ka pasur”, deklaroi për Koha, Sadush Arifi, zv.drejtor i burgut të Idrizovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.