☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.90 ▲1%
ARI 4,413 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,394 ▲ +0.39% ETH $1,910 ▲ +0.73% XRP $0.9989 ▲ +0.46% SOL $76.8700 ▲ +1.98%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.90 ▲1 % ARI 4,413 ▼0.18 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.90 ▲1 % ARI 4,413 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Opinion

Armiku algoritëm, armiqtë e Amerikës dhe rinia e Edi Ramës

Armiku algoritëm, armiqtë e Amerikës dhe rinia e Edi Ramës

Thirrja me urgjencë e Gëbelsit të Rilindjes nga Indonezia e largët, për ta vënë në krye të luftës kundër algoritmit, dëshmon qartë se çfarë qeverie mbajnë mbi shpinën e tyre shqiptarët, prej gati një dekadë e gjysmë tashmë.

Ndërsa qytetarët janë derdhur masivisht rrugëve të zemëruar nga keqqeverisja, padrejtësitë dhe grabitjet që po u marrin frymën, qeveria as nuk e çon dot nëpër mend konceptin e përgjegjësisë, dhe jo më të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit.

Në vend të kësaj, kryeministri dhe shpura e tij kanë nisur ofensivën për të bindur popullin se nuk ka halle dhe se ka dalë në rrugë i mashtruar nga forcat e errëta armike, që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. Në këtë pikë qeveria nuk zhgënjen.

Manuali i despotëve dhe regjimeve propagandistike është standard; problemi nuk është qeveria, por armiqtë e tjerë, të jashtëm dhe të brendshëm. Gjenerali i Gënjeshtrave të Rilindjes nuk ka humbur kohë për ta vënë në zbatim atë.

Fillimisht duhet hequr vëmendja nga problemi i vërtetë dhe duhet sajuar një problem i rreme për ta shndërruar në çështje kombëtare. Fjala vjen prej tre ditësh tashmë, debati më i madh në Shqipëri është nëse ka luftuar apo jo Dritan Goxhaj në Kosovë.

Por mënyra më e mirë për të çmontuar propagandën e helmatisur janë pyetjet e thjeshta. Çfarë u hyn në xhep shqiptarëve nëse një person, i cili shkon ne protestë, ka qenë apo jo luftëtar në Kosovë?

Sa rëndësi ka kjo për një pacient, të cilit i rrezikohet jeta nga mungesa e ilaçeve në spitale apo për një qytetar që i grabisin pronën? Përgjigja është e qartë. Zero.

Vetë Edi Rama nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë luftë, përveç asaj hibride me sivllaun e tij për t’i vënë shkopinj nën rrota Kosovës, por kjo nuk e ka penguar atë të sundojë fuqiplotë dhe t’u shitet shqiptarëve si shpëtimtari vizionar i kombit.

Megjithatë demonizimi nuk mund të ndalet pa u mpleksur me rrezikun e jashtëm. Meqënëse protestuesi që lexoi listën e kërkesave është shprehur kundër luftës së SHBA-ve në Iran tashmë e gjithë protesta duhet pikturuar si antiamerikane dhe e marrë peng nga talebanët.

Sipas polleve më të fundit, rreth 75 për qind e amerikanëve janë kundër luftës në Iran dhe mendojnë se ajo ishte një gabim i rëndë. Me kursin e propagandës së Rilindjes i bie që 75 për qind e popullit amerikanë qenka antiamerikan dhe i trullosur nga ndjenjat e dashurisë për talebanët, ISIS-in dhe gjithë organizatat terroriste të botës.

Pra, Doktori Helmues i Rilindjes po na thotë se për të qenë proamaerikan i vërtetë duhet të jesh ose shoku i McGonigalit ose nusja e Bilalit, si shefi i tij. Por jo të gjithë e kanë mundësinë të ndajnë nga 250 mijë dollarë në skutat e garazheve të Konektikatit për të korruptuar FBI-në apo të paguajnë 80 mijë euro vetëm për një foto me Barack Obaman. E megjithatë, ky është soji i proamerikanit Rilindës.

Por propaganda duhet mundur në fushën e vet. Një poet i njohur kanadez dikur ka thënë se ndonjëherë e di në cilën anë je, thjesht duke parë se kush është në anën tjetër. Në shesh ka dalë rinia, pjesa më vitale e Shqipërisë. Në anën tjetër qëndrojnë të rinjtë e Edi Ramës, ku më të dalluarit janë ata të cilët kanë shkuar në Parlament me votat e bandave dhe krimit të organizuar.

Kur ata dalin dhe sulmojnë protestën, në fakt nuk po sulmojnë ata, por krimi. Prandaj shqiptarët nuk e kanë shumë të vështirë të dinë se në cilën anën duhet të jenë. Ashtu siç nuk e kanë të vështirë të kuptojnë se problemi i Shqipërisë nuk është nëse ka luftuar ose jo në Kosovë, Dritan Goxhaj dhe cilido protestues tjetër.

Kriminalizimi i shtetit, korrupsioni masiv, arroganca e pushtetit pa kufij. Këto janë problemet e vërteta të Shqipërisë. Kaq e thjeshtë. Pavarësisht helmit që hedh propaganda malinje e xhuxhit dhe shefit të gjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.