“Arratisje” nëpër ëndrra
Diçka për “skenografinë” e ëndrrave të largëta-

Ju që jeni aty, mbase shihni ëndrra të ndryshme, por unë kam një dilemë për ëndrrat e tëlarguarëve: Pse gati 90% e tyre kanë “skenar” vend-origjinën tonë? Kam pyetur veten dhe nuk gjej përgjigje. Edhe pse më shumë se një çerek shekulli larg, ëndrrat më “grabisin” dhe më sjellin aty: më shfaqen të gjallë e të vdekur, vitet e hershme e ato të shkollës, përpjekjet për të mbetur “i dalluar”, puna e parë dhe puna tjetër, shpesh sikur “firmos bordero” tek Radio Tirana, pa bërë gjë prej muajsh të tërë, duke shijuar çuditshme “pare qyl”. Pra, në ëndërr kthehem “parazit” në atdheun tim dhe “nuk skuqem”, edhe pse nuk kam qenë kurrë i tillë…
Çfarë ndodh me ëndrrat e njeriut?
Askush nuk ka mundur t’i shpjegojë. Shumica e tyre “fshihen” pa hapur sytë dhe po aq të tjera të bëjnë “të fluturosh” kur kupton se ishte ëndërr. Unë kam “koleksionin” e ëndrrave të mia që, sa më shumë ikin vitet, po aq ato “mbeten në kujtesë”. Janë një “ditar i pashkruar” që ke dëshirë ta shohësh përsëri, por ato mbeten “të dyllosura” në trurin tënd. Besoj se edhe ti ke ëndrra që nuk i fshin koha, që truri jot, çuditshëm i mban diku “me hatër”.
Si është e mundur? Pse “pesha specifike” e ëndrrave të njeriut mbetet larg të përditshmeskapitaliste? Kush i “fton” personazhet në gjumin tonë? Pse të vdekurit, edhe pse e dimë që janë të tillë, nuk na trembin, por na çmallin, na gëzojnë? Ata shfaqen njerëzisht me nesh, por nuk na tregojnë asgjë nëse janë në parajsë apo ferr. Pse nuk e zënë nëgojë “botën tjetër”? Ata na vijnë të vërtetë, ashtu siç i kemi njohur pa përmendur kurrë se nga vijnë apo si “jetohet” nga “anët e tyre”. A nuk të habit kjo? Mos vallë kjo ve në pikëpyetje gjithë fantazitë e legjendat fetare të “pasvdekjes”, qëjo pak edhe ngushëllohen duke harruar të jetojnë?..
Pse vendlindja na mban peng me ëndrra, na grabit magjishëm dhe fluturimthi na “sjell” aty ku ishim. Një “udhëtim” rrufe, pa pasaportë apo viza. Pa kosto e kontrolle në kufi. Ç’të jetëkjo? Mallkim apo mall? Është Zoti apo e kundërta që na bën të “rijetojmë të shkuarën” në ëndrraarratie?
“Edhe mua kështu më ndodh”, më thotë një mik imi 80-vjeçar,në Boston, por mua më duket se kjo është “ekskluzivisht për mua”. Vetëm mua më “vijnë” prindërit në Amerikë, që nuk erdhën kurrë; vetëm mua më “grabisin” ëndrrat dhe më kthejnë mbrapsht në Shqipëri, si për të më thënë: “Pse ike? Kujt ia le ëndrrat e këtushme?”…
Unë hesht. Nuk dua të flas. Shpresoj që në gjumin tjetër të shoh ëndrra me “skenar amerikan”, por ato janë të rralla dhe bëhen edhe më të rralla. Ndoshta kjo ndodh vetëm me mua. Po me ty, nëse je ikanak si puna ime, a ke një mendim ta thuash?…Sa për diasporistët shqiptarë, dihet se ata shohin ëndrra me qeverinë dhe “qilima të kuq” ku duartrokasin nxehtësisht. Besoj se unë dhe ti, jemi ndryshe, ndaj edhe shohim ëndrra të tjera.
Ëndrrat! Mos janë “jeta jonë e dytë” që nuk është zbuluar ende?!..



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.