☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,775 ▼0.14%
DOW 53,608 ▼0.23%
NASDAQ 26,734 ▲0.02%
NAFTA 82.36 ▼0.05%
ARI 4,484 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,088 ▲ +1.22% ETH $1,909 ▲ +1.11% XRP $1.0038 ▲ +0.12% SOL $75.9700 ▲ +0.53%
S&P 500 7,775 ▼0.14 % DOW 53,608 ▼0.23 % NASDAQ 26,734 ▲0.02 % NAFTA 82.36 ▼0.05 % ARI 4,484 ▲1.05 % S&P 500 7,775 ▼0.14 % DOW 53,608 ▼0.23 % NASDAQ 26,734 ▲0.02 % NAFTA 82.36 ▼0.05 % ARI 4,484 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Sporti

Cristiano Ronaldo “i ngathët”, portugezi kryqëzohet pas rasteve të humbura në miqësore

Autobusi numër 974 erdhi dy herë, një herë nga e majta dhe një herë nga e djathta. Cristiano Ronaldo nuk e kapi dot në asnjë rast. U ndodh edhe më të mëdhenjve, apo është një shenjë e kohës?

CR7 ka shënuar 973 gola në karrierë dhe në miqësoren e fundit të Portugalisë para Botërorit, atë me Nigerinë, shpërdoroi dy mundësi të arta. Në rastin e parë gjaujti jashtë i vetëm me portierin, në të dytin po ashtu gjuajti keq. Të shohëh Ronaldon me atë pasaktësi bën përshtypje, natyrisht.

Shtypi portugez sot nuk e ka kritikuar, – më lehtë sulmohet presidenti Seguro – por dikush e ka vënë re problemin. Gazetat jo portugeze nuk e kanë falur, duke mbajtur qëndrime të qarta. “L’Equipe” në Francë: “I ngathët”. “Daily Mail” në Angli: “Natë për t’u harruar”. “Bild” në Gjermani: “CR7 nuk ishte preciz si gjithmonë”. “Globoesporte” në Brazil: “Shpërdoroi dy raste në mënyrë të pabesueshme”. Më tolerantët thjesht janë mjaftuar me qëndrimin se CR7 humbi dy raste kundër Kilit.

Trajneri Roberto Martinez nuk është shqetësuar shumë, edhe pse një nga pjesët më të vështira të punës së tij është menaxhimi i Ronaldos. “Janë 21 vjet në shërbim të kombëtares, 227 ndeshje me Portugalinë, askush nuk e ka bërë këtë – ka thënë Martinez për kapitenin para ndeshjes me Nigerinë. – Këto e bëjnë Cristiano një ikonë. Është i freskët si një 18-vjeçar që debuton në kombëtare”.

Kundër Nigerisë CR7 luajti 65 minuta. Të mërkurën, në ndeshjen ndaj Kongos, do të jetë në fushë, si gjithmonë. Katër vite më parë në Katar u bë një përjashtim: në 2 ndeshjet e para me eliminim direkt Fernando Santos e mbajti Ronaldon në stol dhe aktivizoi Gonçalo Ramos në qendër të sulmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.