☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,472 ▲ +1.26% ETH $1,760 ▲ +1.85% XRP $1.1412 ▲ +3.49% SOL $82.1200 ▲ +1.4%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
roze

Arrestohen 22 VIP-a të showbizz-it turk, mes tyre dhe ylli i ‘Dashuri e ndaluar’

Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka çuar në ndalimin e 22 personave, mes tyre edhe disa emra të njohur të botës së spektaklit dhe medias turke, në një hetim të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit.

Mes të ndaluarve është edhe aktorja mjaft e njohur Beren Saat, e cila njihet gjerësisht edhe në Shqipëri për rolin e saj në serialin e famshëm “Dashuri e ndaluar”, të transmetuar në vitin 2014 në televizionin Klan apo më vonë si Sulltanesha Kosem, çka e ka bërë atë një figurë shumë të dashur për publikun shqiptar.

Është pikërisht emri i saj i cili ka tërhequr vëmendje të veçantë në këtë operacion të bujshëm.

Sipas autoriteteve turke, operacioni u zhvillua mëngjesin e së enjtes, 11 qershor, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për trafik dhe përdorim të lëndëve narkotike. Forca policore kryen bastisje të njëkohshme në disa lokacione në Stamboll, duke shoqëruar në total 22 persona të dyshuar.

Mes të ndaluarve figurojnë edhe këngëtari Kenan Doğulu, aktorja dhe këngëtarja Ayşe Hatun Önal, figurat e rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz dhe Selin Ciğerci, si dhe moderatori Ozan Doğulu, këngëtari Berdan Mardini dhe aktori Enis Arıkan.

Në listë përfshihen gjithashtu Tolga Çam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karoğlu, Emre Tari, Hasan Vatan, Mehmet Cem Karcı, Reyhan Küçükyeğen, Yaşar İpek, Mehmet Yıldız, Tessy Ramos Correira, Rafet Eren Yorulmazer dhe Ali Efe Bezci.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi akuzat specifike ndaj secilit prej të ndaluarve.

Procedurat policore ndaj tyre vijojnë, ndërsa Prokuroria e Stambollit ka bërë të ditur se hetimi mbetet i hapur dhe po zhvillohet në disa drejtime.

Ngjarja ka shkaktuar jehonë të madhe në mediat turke dhe ndërkombëtare, për shkak të emrave të njohur të përfshirë në këtë operacion të gjerë antidrogë.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.