☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.03 ▼1%
ARI 4,185 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,428 ▲ +0.37% ETH $2,426 ▲ +0.26% XRP $1.3057 ▲ +0.52% SOL $104.9300 ▲ +0.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.03 ▼1 % ARI 4,185 ▲0.1 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.03 ▼1 % ARI 4,185 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, thotë se gjersa ishte kryetar i Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, ka dërguar vazhdimisht letra te kryeministri i atëhershëm, Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke kërkuar që protokolli i dytë t’u paraqitet deputetëve dhe të diskutohet në një seancë të mbyllur, por, siç tha ai, kjo nuk ndodhi dhe se përmbajtja mbeti e paarritshme për publikun.

“Nuk është më sekret dhe mund të shihet përmes atij protokolli të dytë se janë ndërmarrë detyrime më të mëdha, domethënë, palës bullgare i janë dhënë mundësi më të mëdha, duke dhënë ose jo pëlqim për punën e komisionit për histori ose për vlerësime në sektorë të tjerë si arsimi, tekstet shkollore e të ngjashme, për të krijuar kushte për vendosjen e bllokadave në rrugën e integrimit evropian”, tha Milloshoski.

Sipas tij, aktorë të caktuar politikë, përfshirë ish-ministrin Bujar Osmani dhe kryetarin e LSDM-së Venko Filipçe, kërkuan t’i paraqesin ndryshimet kushtetuese si një kusht të vetëm dhe të njëhershëm, pa kërkesa shtesë, por se vizita në Sofje tregoi se ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm në të cilin pala bullgare këmbëngul në lidhje me përparimin e Maqedonisë në procesin e integrimit evropian./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.