Kronika

Arrest me burg për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin paraditen e së mërkurës. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua pa praninë e mediave.

Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore ndaj Shullazit nisi rreth orës 08:40 minuta.

Prokuroria shprehej se kishte të dhëna se ky grup personash, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e drogës drejt Bashkimit Europian.

“Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin e tyre”, deklaronte avokati i Shullazit, Arjan Qafa.

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të Top Channel është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button