☁️
Tiranë 18°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,720 ▲1.33%
DOW 47,130 ▲1.23%
NASDAQ 22,443 ▲1.53%
NAFTA 93.72 ▼5.06%
ARI 5,039 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,052 ▲ +3.64% ETH $2,294 ▲ +9.64% XRP $1.4881 ▲ +4.94% SOL $93.8100 ▲ +6.98%
S&P 500 6,720 ▲1.33 % DOW 47,130 ▲1.23 % NASDAQ 22,443 ▲1.53 % NAFTA 93.72 ▼5.06 % ARI 5,039 ▼0.45 % S&P 500 6,720 ▲1.33 % DOW 47,130 ▲1.23 % NASDAQ 22,443 ▲1.53 % NAFTA 93.72 ▼5.06 % ARI 5,039 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Arrestohen 13 të dyshuar për krim të organizuar

Policia në Bosnjë, Kroaci e Slloveni, arrestoi të hënën 13 persona, për akuzën “vjedhje identiteti”, ndërsa u sekuestruan armë dhe dokumente të falsifikuara.

Autoritetet boshnjake thanë se kanë arrestuar tetë persona, përfshirë edhe një oficer policie në Banja Llukë, Gradishkë dhe Sanski Most, ndërsa tre veta u arrestuan në Kroaci dhe dy në Slloveni.

“Gjatë bastisjeve në secilin prej këtyre vendeve, policia konfiskoi armë, një numër të konsiderueshëm të dokumenteve të falsifikuara, telefona celularë dhe kartela telefoni, kompjuterë dhe pajisje fotografike”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë se Brendshme të Bosnjës.

Agjencitë boshnjake të sigurimit kanë shtuar bashkëpunimin me fqinjët në luftën kundër krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve të vendit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Të dyshuarit kanë përfituar mijëra euro duke vjedhur të dhënat personale të boshnjakëve që jetojnë jashtë vendit dhe duke falsifikuar karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që u janë shitur bandave kriminale në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Slloveni e Bullgari, thanë autoritetet në Bosnjë.

Krimi i organizuar mori hov në Ballkan gjatë luftërave të viteve të 90-ta, që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, duke krijuar rrjete të sofistikuara që shfrytëzuan kufijtë e brishtë, teprinë e armëve të lira dhe sistemet politike e të sigurisë të dërmuara nga korrupsioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.