Kronika

Arrestohen dy shtetas, kishin dërguar 100 persona për azil në Gjermani

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Besnik Gjoka dhe i 25 vjeçarit Shaban Gjoka, të dy banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dërguar rreth 100 persona në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil, duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre, i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 euro për person.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button