Kronika

Arrestohet biznesmeni, nuk pagoi punëtorët e “Rolling Hills”

Biznesmeni Telha Bici është arrestuar pasi nuk pagoi punëtorët që shtruan pllakat e trotuareve në kompleksin e vilave “Rolling Hills”.

Prangosja e Bicit është bërë nga policia e Tiranës pasi gjykata e shkallës së parë me vendimin 704 datë 8 mars 2016 e ka dënuar atë me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale të mashtrimit.

ReportTv ka siguruar një kopje të këtij vendimi ku rezulton se Bici ka mashtruar duke mospaguar në total 350 mijë lekë punëtorëve që shtruan pllakat në këtë kompleks përkatësisht, S. Mucës 180 mijë lekë, H. Dervishit 120 mijë lekë dhe E. Sulës 50 mijë lekë.

Tre punëtorët kanë punuar në këtë kompleks përgjatë vitit 2015 ndërsa rezulton se biznesmeni Telha Bici ka humbur çdo kontakt me ta duke i fikur dhe telefonin ndërsa pas vendimit i është fshehur policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button