Kronika

Arrestohet Gjergj Cukali, mbante një shotgan poshtë sediljes së makinës

Arrestohet Gjergj Cukali, “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, të cilit i janë vënë prangat gjatë një aksioni për kapjen e një personi për trafik droge.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte i riu 36-vjeçar, i është gjetur një armë e tipit Shotgan të fshehur poshtë sedijes së makinës me të cilën udhëtonte.

Ai është shoqëruar në ambientet e policisë së kryeqytetit së bashku me Klaudio Begaj, 45 vjeç, i shpallur në kërkim për trafik droge.

Ndalimi i tyre është bërë mbrëmë nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Ibrahim Rrugova” në Tiranë.

Cukali është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit vite më parë, pasi në vitin 2004 u akuzua dhe vuajti dënimin për marrjen peng të Fatjon Demirlikës, për lirimin e të cilit u kërkuan 100 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button