☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,568 ▲0.6%
DOW 46,573 ▲0.5%
NASDAQ 21,798 ▲0.96%
NAFTA 99.82 ▼1.54%
ARI 4,784 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,152 ▲ +0.32% ETH $2,131 ▲ +1.4% XRP $1.3482 ▲ +0.46% SOL $83.8100 ▲ +1.06%
S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 % S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Arrihet marrëveshja për Sirinë, Qeveri tranzicioni

Qeveri tranzicioni brenda 6 muajsh për të kaluar në aprovimin e një kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18 muajsh.

Është kjo marrëveshja e arritur këtë të shtunë në Vjenë, në raundin e dytë të negociatave mbi Sirinë, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Fillimi i bisedimeve mes regjimit të Assad dhe opozitës më 1 janar 2016 do të jetë edhe fillimi i zbatimit të një “udhëzuesi” mbi të cilin është rënë dakord nga palët e përfshira në negociata, transmeton tch.

Kusht që ky udhëzues të zbatohet është futja në fuqi e armëpushimit mes qeverisë dhe grupeve rebele të njohura nga ndërkombëtarët.

“Por kjo nuk vlen për grupe si ISIS apo për Frontin al Nusra, të cilat duhet të luftohen bashkarisht”, ka thënë Kerry.

Plani parashikon që, 6 muaj nga fillimi i bisedimeve të formohet një qeveri tranzicioni, 18 muaj nga fillimi të hartohet një kushtetutë e re dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për t’i hapur rrugë Sirisë së re.

Në vijim të deklaratës së tij, sekretari Kerry ka pranuar “fërkimet” me homologun rus Sergei Lavrov sa i takon fatit të liderit aktual të Sirisë, Bashar al Assad.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.