☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,537 ▲ +3.52% ETH $2,132 ▲ +5.57% XRP $1.3507 ▲ +3.22% SOL $83.3300 ▲ +3.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Arrin në 1 633 bilanci i tragjedisë në Mekë, më i rëndi në histori

Bilanci i rrëmujës që ndodhi gjat pelegrinazhit në Mekë u rëndua edhe më shumë sot duke arritur në 1633 të vdekur, sipas shifrave të dhëna nga 31 vende, duke e bërë këtë si katastrofën më të përgjakshme në historinë e haxhit.

Sipas bilancit zyrtar të dhënë më 26 shtator, që fliste për 769 të vdekur, dy ditë pas dramës, autoritetet saudite nuk kanë dhënë më shifra të tjera.

Por numri i të vdekurve ka kaluar dyfishin e shifrave të raportuara zyrtarisht nga sauditët , sipas të dhënave të qeverive dhe të komisioneve kombëtare të pelegrinazhit.

Katastrofa më e rëndë që ka ndodhur gjatë këtij pelegrinazhi mysliman është regjistruar më 2 korrik 1990 kur një rrëmujë në një tynel në Mina shkaktoi vdekjen e 1 426 personave mes pelegrinëve, ku shumica ishin aziatikë.

Nga ana tjetër Riadi nuk ka dhënë shifra sipas kombësive të viktimave, por sipas një numërimi paraprak të mbledhur nga agjencitë e vendeve të prekura nga kjo tragjedi kombësitë e viktimave janë:

– Iran: 464 të vdekur

– Egjipt: 177 të vdekur

– Nigeria: 145 të vdekur

– Indonezi: 127 të vdekur

– Indi: 101 të vdekur

– Pakistan: 87 të vdekur

– Bangladesh: 79 të vdekur

– Mali: 60 të vdekur

– Senegal: 54 të vdekur

– Tchad: 52 të vdekur

– Benin: 34 të vdekur

– Marok: 33 të vdekur

– Etiopi: 31 të vdekur

– Sudan: 30 të vdekur

– Niger: 28 të vdekur

– Algjeri: 28 të vdekur

– Burkina Faso: 22 të vdekur

– Kamerun: 20 të vdekur

– Bregu Fildisht: 14 të vdekur

– Libi: 10 të vdekur

– Somali: 8 të vdekur

– Kenia: 6 të vdekur

– Gana: 5 të vdekur

– Maurizio: 5 morts

– Tanzani: 4 të vdekur

– Tunizi: 4 të vdekur

– Burundi: 1 i vdekur

– Irak: 1 i vdekur

– Jordani: 1 i vdekur

– Oman: 1 i vdekur

– Holandë: 1 i vdekur

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.