Kronika

Asgjësohen 3900 rrënjë kanabis në 3 fshatra të Vlorës

Dhjetë parcela me rreth 3900 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.

Sipas policisë, bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, mbi 2 mijë rrënjë kanabis u asgjësuan edhe në Lushnje.  Në fshatin Çiflik u gjetën edhe 198 fidanë në kubik. Shpallen në kërkim dy kultivuesit: N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes dhe Y.P., 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” të Beratit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button