☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,230 ▲ +0.92% ETH $2,458 ▲ +0.95% XRP $1.3974 ▲ +1.16% SOL $105.1300 ▲ +1.39%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

ASH: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm për shqiptarët nga VLEN-i

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kërkon që kryeministri sa më shpejt t’i kërkojë Kuvendit të shpallë zgjedhje të parakohshme, duke thënë se për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga VLEN-i.

“Aleanca për Shqiptarët mbështet dhe inkurajon kryeministrin e vendit që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet peng nga kjo qeveri”.

“Për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga përfaqësuesit e pafuqishëm të shqiptarëve VLEN, të cilët kanë tradhëtuar rëndë pritshmëritë e shqiptarëve.VLEN mori përgjegjësinë për të hequr balancuesin dhe e zëvendësoi atë me një ligj skandaloz për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke penguar reformën e vërtetë”.

“Ky formacion politik i quajtur VLEN nuk kishte fuqinë politike për të mundësuar provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe për studentët shqiptar dhe nuk i mbështeti ata, nuk e realizoi premtimin për ndryshime kushtetuese edhe pse vetë liderët e VLEN-it deklarativisht e kishin kusht për këtë qeveri duke kërcënuar madje se nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese ne do ta lëshojmë qeverinë, gjë që nuk ndodhi, lejoi degradimin e gjuhës shqipe në institucione dhe solli nënçmim institucional ndaj shqiptarëve”, thonë nga ASH.

“Qytetarët po përballen çdo ditë me çmime të larta, të papërballueshme për xhepin e tyre për shkak të pagave të ulëta dhe një të ardhmeje pa shpresë që shumë të rinjë i ka detyruar edhe të emigrojnë”.

“Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi se kjo qeveri me VLEN në pushtet nuk kanë as kapacitet politik dhe as vullnet demokratik për të përfaqësuar me dinjitet qytetarët në veçanti shqiptarët dhe për të çuar vendin përpara, prandaj ne bëjmë thirrje, të lejohen qytetarët që nëpërmjet zgjedhjeve të reja, të lira, fer dhe demokratike të marrin fatin e tyre në dorë, të vendosin se kujt do t’ia japin besimin për t’i përfaqësuar siç duhet, dhe të ndëshkojnë me votë ata që tradhtuan besimin duke mos përmbushur premtimet e tyre, duke filluar nga VLEN”, thonë nga ASH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.