Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec
Analisti Arben Meçe tha gjatë fjalës së tij, se në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, ka pasur shumë njerëz të ardhur me autobusë nga Greqia, por edhe shumë greqisht-folës që janë me pasaporta greke dhe që jetojnë në Shqipëri.
Teksa vlerësoi projektin që pritet të ndërtohet, Meçe tha se para nisjes së valës së këtyre protestave, nuk ka pasur pretendime apo padi gjyqësore për pronën ku do të ndërtohet resorti.
Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve që kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec, i shërbejnë interesave të caktuara.
“Pyetja që ne kemi bërë gjatë gjithë debatit është ‘çfarë kërkohet në këtë protestë?’. Sepse në këtë protestë unë shoh unë shoh parrulla ‘Trump ka largohu nga Shqipëria’, ‘poshtë islamizmi’, ‘nuk shitet Shqipëria’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Po t’i mbledhësh të gjitha këto, duke përfshirë edhe atë që unë kam 3 ditë që po vazhdoj ta evidentoj. Unë para 2-3 ditësh kam nxjerrë një foto të hyrjes së autobusëve grekë në Shqipëri. Në Zvërnec, 30 e kusur vite atë pronë me dokumenta e posedon një individ dhe një grup individësh. Dhe gjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë proces ligjor për pretendime. Por para-pardje, kemi një deklaratë të shtetit grek që ndezi fitilat, deklaratë që fliste për troje greke në Zvërnec, për qytetarë grekë në Zvërnec. Dhe në funksion të saj lëvizje të tëra u bënë, me individë greqisht-folës, që janë edhe në protestën në Tiranë. Jemi edhe me njerëz të sjellë nga Greqia. Në dijeninë time SPAK ka filluar sot çështjen për autobusët e ardhur nga Greqia. Ata kërkojnë t’u hapet rruga për interesat e veta”, tha mes të tjerash Meçe.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.