Ashton Carter merr postin e drejtuesit të Pentagonit
Presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojë sot emërimin e Ashton Carter në krye të Pentagonit duke zëvendësuar Chuck Hagel, theksoi një zyrtar amerikan.
I njohur për spontanitetin e tij në të folur, Carter, 60 vjeç, është një njohës i mirë i mistereve të Pentagonit dhe ka qenë numri dy i Pentagonit në vitet 2011-2013.
Shtëpia e Bardhë njoftoi 10 ditë më parë largimin e Chuck Hagel duke këmbëngulur mbi nevojën e një rinovimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.