☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.61 ▲1.46%
ARI 4,826 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,962 ▼ -0.62% ETH $2,325 ▼ -2.05% XRP $1.3594 ▼ -0.86% SOL $83.2600 ▼ -3.04%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.61 ▲1.46 % ARI 4,826 ▼0.49 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.61 ▲1.46 % ARI 4,826 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje

Grupi militant palestinez Hamas i bëri thirrje aleatit të tij, Iranit, që të ndalojë sulmet kundër fqinjëve ne rajon.

“Edhe pse e njohim të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur kësaj agresioni me të gjitha mjetet e mundshme,” -thuhet në deklaratën e Hamasit në Telegram, “i bëjmë thirrje vëllezërve tanë atje që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.”

Organizata islamike palestineze thekson se çdo përgjigje duhet të bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare, por nga ana tjetër  apelon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar luftën që po vazhdon. Hamasi, që e nxiti vetë me sulmin e tij të 7 tetori 2023 luftën shkatërruese dyvjeçare me Izraelin në Gaza, e dënoi vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, si një “krim të tmerrshëm”, teksa e pranoi hapur mbështetjen e tij të gjatë ndaj lëvizjes palestineze.

“Ai ofroi të gjitha format e mbështetjes politike, diplomatike dhe ushtarake për popullin tonë, kauzën tonë dhe rezistencën tonë,” tha grupi militant. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të Gjirit kanë qenë nën sulme të vazhdueshme iraniane që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ndërsa tre raketa iraniane janë rrëzuar tashmë nga mbrojtja kundërajrore e NATO-s në qiellin e Turqisë.

Thirrja e Hamasit vjen në kohën kur raportohet se  SHBA-ja është duke planifikuar të dërgojë njësi të tjera detare dhe më shumë anije luftarake në Lindjen e Mesme, thanë tre zyrtarë amerikanë për rrjetin tonë partner NBC News. NBC News pohoi se do të dislokohn rreth 5000 marinsë, nga grup i përbërë nga luftanijet USS San Diego , USS Tripoli dhe USS New Orleans.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.