Ekonomia

Asistenca sociale, Shqipëria shpenzimet më të ulëta në Rajon

Shqipëria ka shpenzimet më ulëta në rajon për asistencën sociale në raport me PBB. Sipas të dhënave krahasuese të marra nga Banka Botërore, Bosnja Serbia është vendi me kuotën më të lartë të shpenzimeve për asistencë sociale, të cilat më 2016 arritën në 17.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Serbia vjen e dyta në radhë për madhësinë  e shpenzimeve për asistencë sociale me 17.1 për qind të PBB-së. Mali i ZI gjithashtu paguan 14.9 për qind të PBB-së dhe Maqedonia 14.8 për qind. Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për pagesën e papunësisë me vetëm 10.1 për qind të PBB.

Të dhënat për shpenzimet buxhetore që d dedikohen asistencës sociale përfshijnë katër vitet e fundit.  Vendet e rajonit gjithashtu kanë shpenzime më të larta në raport me PBB-në edhe për arsim dhe shëndetësinë.

Shqipëria mbetet më pak ekspansionistë ne drejtim të shpenzimeve buxhetor në raport me rajon për shkak së kapaciteteve të dobëta të grumbullimit të taksave.

Qeveria shqiptare mbledh taksa sa 24.4 për qind e PBB-së, ndërsa Bosnja dhe Serbia përkatësisht me nga 38.1 dhe 37.8 për qind e PBB-së.

Vitet e fundit Shqipëria ka është përfshirë në një reformë të administrimit të shpenzimeve buxhetore për mbajtur borxhin e lartë nën kontroll. Në këtë reformë janë përfshirë është shkurtimet për pagesat e mbrojtjes sociale. Skemat e ndarjes së tyre ndër vite kanë qenë spekulative duke lënë vend për abuzime, teksa janë u pilotuar disa zona për metoda të reja të shpërndarjes.

Shqipëria e ka treguesin zyrtar të varfërisë në  mbi 14 për qind,  të përqendruar kryesisht në zonat veriore të vendit dhe zonat. Pagesat e mbrojtjes sociale në vend janë shumë poshtë minimumit jetik  që sipas një vlerësimi që dha Avokati i Popullit vitin e kaluar duhet të jetë 16  mijë lekë në muaj. Mbi këtë shifër sipas avokatit duhet të jepen të gjitha pagesat për zërat e mbrojtës sociale.

Shpenzimet për asistencë sociale ne % te PBB-së

2013 2014 2015 2016
Serbia 17.7 17.8 17.6 17.1
Mali i ZI 14.4 14.3 13.9 14.9
Maqedonia 14.8 14.9 14.8 14.8
Bosnja 16.5 17.1 16.6 17.2
Albania 9.5 9.9 9.8 10.1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button