☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 85.18 ▲1.9%
ARI 4,105 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,682 ▼ -1.79% ETH $1,878 ▼ -2.22% XRP $1.0707 ▼ -1.15% SOL $73.5200 ▼ -0.98%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.18 ▲1.9 % ARI 4,105 ▼1.34 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.18 ▲1.9 % ARI 4,105 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

https://omg10.com/4/11463930

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi sot planin e socialistëve për ndarjen e re territoriale, duke argumentuar se shkrirja e 15 bashkive nuk bazohet në analiza apo kërkesa të qytetarëve, por në llogari politike.

“Propozimi për të reduktuar numrin e bashkive është një lojë numrash. Ndërkohë që duhej të kishim ndërtuar një reformë që niset nga funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, nga bashkitë që janë të afta të ofrojnë më shumë shërbime, të menaxhojnë më mirë territorin dhe të kenë qëndrueshmëri financiare. Nuk është produkti final ai që ka rëndësi. Rëndësi ka procesi. Rëndësi ka që kjo reformë të ndërtohet për qytetarët” tha Tabaku në një postim në rrjetet e saj sociale.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale dhe deputete e zgjedhur në qarkun e Tiranës paralajmëroi se reforma e re territoriale po ndërtohet sipas saj mbi të njëjtën filozofi politike që prodhoi dështimi i reformës së vitit 2015.

“Reforma e vitit 2015, e cila ishte një reformë e debatueshme dhe me karakter të fortë elektoral, tregoi se sot bashkitë janë më të dobëta, kanë më pak kapacitete, e kanë më të vështirë të administrojnë territorin dhe nuk ofrojnë shërbimet që qytetarët presin. Mjafton të marrim shembullin e Kasharit, Farkës apo Dajtit. Zona të tëra të Tiranës nuk ndihen të përfaqësuara dhe nuk marrin shërbimet që meritojnë. Nëse vazhdojmë të propozojmë reforma pa kritere, pa metodologji dhe pa një vlerësim të plotë të asaj që ka ndodhur, edhe kjo reformë do të dështojë, ashtu siç dështoi e para” tha Tabaku.

Ajo kërkoi një reformë të decentralizimit me delegim real kompetencash dhe më shumë mbështetje financiare për pushtetin vendor, duke theksuar se politika duhet të vendosë qytetarin në qendër.

Projektligji i socialistëve, i depozituar në Kuvend pas dështimit të arritjes së një dakordësie me opozitën në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Sipas draftit, 33 bashki mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera pësojnë ndryshime. Në total, propozohet shkrirja e 15 bashkive.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

“Rrugës për në Kavajë, dy fjalë për reformën territoriale. Reforma territoriale duhej të ishte një reformë në shërbim të qytetarëve, të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive, si edhe një reformë që do të përmirësonte demokracinë lokale dhe përfaqësimin. Por ajo përfundoi si një reformë në funksion të pushtetit, pa pasur në qendër qytetarin dhe pa pasur në qendër shërbimet.

Me përgjegjësinë maksimale, si anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale, mora pjesë në këtë proces për të korrigjuar gabimet e dhjetë viteve më parë dhe për të mos përsëritur mungesën e pjesëmarrjes që karakterizoi reformën e parë.

Në të gjitha dëgjesat që kemi zhvilluar, në asnjë rast nuk kam dëgjuar një qytetar apo një përfaqësues vendor të kërkojë uljen e numrit të bashkive. Megjithatë, ky është propozimi i Partisë Socialiste.

Në vend që të analizohen gabimet dhe problemet e reformës së vitit 2015, propozohet një reformë e hartuar me të njëjtën metodë, me të njëjtën filozofi dhe vetëm në funksion të interesit politik.

Propozimi për të reduktuar numrin e bashkive është një lojë numrash. Ndërkohë që duhej të kishim ndërtuar një reformë që niset nga funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, nga bashkitë që janë të afta të ofrojnë më shumë shërbime, të menaxhojnë më mirë territorin dhe të kenë qëndrueshmëri financiare.

Nuk është produkti final ai që ka rëndësi. Rëndësi ka procesi. Rëndësi ka që kjo reformë të ndërtohet për qytetarët. Reforma e vitit 2015, e cila ishte një reformë e debatueshme dhe me karakter të fortë  elektoral, tregoi se sot bashkitë janë më të dobëta, kanë më pak kapacitete, e kanë më të vështirë të administrojnë territorin dhe nuk ofrojnë shërbimet që qytetarët presin.

Mjafton të marrim shembullin e Kasharit, Farkës apo Dajtit. Zona të tëra të Tiranës nuk ndihen të përfaqësuara dhe nuk marrin shërbimet që meritojnë. Nëse vazhdojmë të propozojmë reforma pa kritere, pa metodologji dhe pa një vlerësim të plotë të asaj që ka ndodhur, edhe kjo reformë do të dështojë, ashtu siç dështoi e para.

Sot Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë të decentralizimit. Ka nevojë për delegim real të funksioneve te bashkitë, për qëndrueshmëri financiare të pushtetit vendor dhe mbi të gjitha për një politikë që vendos qytetarin në qendër”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.