☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka sqaruar arsyet dhe teknikën e propozimit që PS ka bërë për kalimin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht.

Duke shpjeguar këtë propozim, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Në këtë argument, ai iu përgjigj edhe qytetarëve të Poliçanit, të cilët dje u ngritën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e tyre me Beratin.

“Asnjë shërbim nuk largohet nga territori. Bashkimi i Poliçanit me Beratin do t’i sjellë më shumë zhvillim Poliçanit. I ruajmë të gjithë elementët që ka, zyrën, logon, çdo gjë, por përfiton nga ky kalim”, u shpreh ai.

Më tej, ai u ndal te Rinasi, për të cilin tha se ishte i vetmi rast ku u propozua ndryshim territori, dhe kjo për disa arsye.

“Rinasi është rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori, sepse Tirana është përfituesja më e madhe nga ajo që gjeneron Rinasi. Akset që vijnë nga Rinasi kanë nevojë për mirëmbajtje më të madhe për shkak të aeroportit. Kjo bëhet për t’i dhënë mundësi atij territori dhe për të ekuilibruar përfituesit me atë që mban kostot”, sqaroi Mazniku.

“Elementi politik nuk është futur fare në këtë diskutim. Lëvizja e këtyre bashkive nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit në nivel kombëtar. Është e qartë se synimi është rritja e eficiencës së funksionimit të këtyre bashkive”, tha Mazniku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.