Kronika

At Nikolla Marku: Është zgjedhur pasardhësi i Janullatos, është anti shqiptar!

Kisha ortodokse Shqiptare që prej vitin 1991 drejtohet nga shënjtëria e tij Anasatas Janullatos. Por ky është shqetësimi më i vogël për drejtuesin e kishës “Shentja Mari” në Elbasan At Nikolla Marku.

Duke komentuar nismën e fundit të Kishës Ortodokse për rikthimin e pronave, At Nikolla Marku ngre alarmin se kreu i kishës Ortodokse Anastas Janullatus ka zgjedhur pasardhësin e tij. Dhe kjo sigurisht jashtë statutit të kësaj Kishe. Shqetësimi rritet edhe më shumë për At Nikolla Markun, i cili nuk pranon të thotë emra por mjaftohet duke thënë se: “Është antishqiptar”.

“Pronat janë cinike, pse them cinike, sepse ai ka shti të gjitha në dorë, ekonominë, njerzit i ka për vete të gjithë, ka caktuar dhe vendin ku do të qëndrojë pas vdekjes së tij dhe ka caktuar dhe njeriun i cili do të marrë kryesinë e Kishës shqiptare. Që për turp të zotit po e pranuam do të jetë më katastrofë se e para që erdhi Janullatus” thotë At Nikolla Marku për INTV.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button