☁️
Tiranë 18°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.68 ▲0.98%
ARI 4,507 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,692 ▼ -5.82% ETH $1,856 ▼ -6.81% XRP $1.2186 ▼ -5.02% SOL $74.3600 ▼ -7.62%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.68 ▲0.98 % ARI 4,507 ▼0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.68 ▲0.98 % ARI 4,507 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Athina kundër Beogradit: Votimi per Kosoven në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës

Për vendimin për përcjelljen e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan 33 shtete anëtare, nga gjithsej 46. Shtatë prej tyre ishin kundër, dhe katër abstenuan, duke përfshirë dy anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën – Sllovakia dhe Greqia. Bëhet fjalë për dy vende për të cilat më parë është ngritur pyetja nëse gradualisht po i “hapin dyert” një kthese të mundshme në politikën e jashtme, dhe në këtë kuptim pozicioni më interesant është sigurisht qëndrimi i Greqisë, i cili së fundmi ka qenë zhvillimi i marrëdhënieve më të forta diplomatike me Prishtinën.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç konfirmoi se Greqia e “befasoi” Beogradin. Ai kujtoi se presidentja greke Katerina Sakelaropoulou, gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, theksoi se Athina nuk po ndryshon qëndrimin e saj dhe tha qartë “nëse jeni kundër, atëherë jeni kundër”.

Daçiq falënderoi edhe Syrizën greke, partinë opozitare që dënoi qëndrimin e qeverisë greke gjatë votimit në SE dhe e cila theksoi se qëndrimi i përmbajtur i Athinës, pa shpjegime dhe konsultime me forcat politike në vend, praktikisht ndryshon firmën, pra qëndrimin grek për çështjen e Kosovës.

Se si kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e mëtejshme ndërmjet Serbisë dhe Greqisë është një pyetje që ndoshta do të marrë përgjigje vetëm në periudhën e ardhshme. Megjithatë, disa skica janë tashmë të dukshme. Në edicionin e djeshëm të së përditshmes më të respektuar greke “Kathimerini”, nga ana tjetër, është publikuar një koment i gazetarit Stavros Papantoniou, me nëntitullin “Serbët nuk u paraqitën”, i cili flet për tërheqjen e forcave speciale serbe nga pjesëmarrja ne stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Orion 23”. Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Athinës janë prekur nga ngrica, e cila është në përpjesëtim të zhdrejtë me pranverën që po përjetojmë, vlerësoi Papantonija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.