Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,819 ▲0.03%
DOW 47,648 ▼0.56%
NASDAQ 22,965 ▲0.27%
NAFTA 102.54 ▲6.18%
ARI 4,726 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,753 ▲ +1.36% ETH $2,207 ▲ +1.16% XRP $1.3335 ▲ +0.83% SOL $82.5500 ▲ +1.23%
S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 % S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Athina kundërshton vendimin e BQE-së për mosblerjen e bondeve greke

Arritëm një marrëveshje që nuk pasqyrohet plotësisht në vendimet e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), deklaroi zëvendëskryeministri grek, Janis Dragashaqis në edicionin qendror të lajmeve të televizionit privat grek, ANT1, lidhur me vendimin e BQE-së për mosblerjen e bondeve greke.

europaDragashaqis vuri në dukje se mesazhi që dërgonte BQE-ja ishte se kërkonte ekzistencën e një marrëveshjeje që u arrit më 20 shkurt.

”Mirëpo duket se në vendimin e bankës nuk u inkorporua marrëveshja e Eurogrupit”, komentoi nënkryetari i qeverisë.

Daragashaqis tha se, sigurisht, ka edhe mesazhe pozitive në deklaratat e presidentit të BQE-së, Mario Draghi, si për shembul fakti që theksoi se bankat greke nuk kanë probleme.

“Ne e respektojmë marrëveshjen, presim që ta respektojnë edhe partnerët tanë. Gjendemi në stadin e specifikimit të marrëveshjes”, shtoi ai.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi përjashtoi mundësinë që në fazën aktuale, banka të pranojë rishtas si kolateral për marrje likuiditetesh bondet shtetërore greke.

Gjatë një konferencën shtypi në kryeqytetin qipriot, Draghi iu referua Konventës së BE-së dhe konkretisht nenit 123 për financimin monetar.

”Në këtë sens, mundet dikush të thotë që BQE-ja është banka qendrore e Greqisë, në ndërkohë që ajo është banka qendrore e gjithë vendeve të tjera”, nënvizoi Draghi.

Sa i përket blerjes së bondeve greke, ai tha se BQE-ja është e para që uron të mundet të financojë ekonominë greke, nëse përmbushen kushtet, domethënë të ketë një konkludim të suksesshëm të inspektimit të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.