Bota

Autorët e sulmit në aeroportin e Stambollit, njëri ishte rus

Tre autorët e sulmeve që i morën jetën 42 personave në aeroportin e Stambollit këtë javë ishin nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani, bëri të ditur një zyrtar turk.

Përveç kombësisë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me 3 kamikazët pasi hetimet janë ende në proces. Mediat shkruajnë se kamikazi rus ishte nga Dagestani, zonë e cila kufizohet me Çeçeni, ku Moska ka udhëhequr dy luftëra kundër separatistëve.

Sulmi në Turqi i ngjan atij të marsit në aeroportin e Brukselit dhe kjo ka ngritur dyshime që përgjegjësia të jetë e Shtetit Islamik. Zyrtarë turq kanë fajësuar këtë grup terrorist që në orët e para pas sulmit, por realisht nuk ka prova të forta për këtë.

Ministri turk i brendshëm Efkan Ala tha se të dhënat paraprake bëjnë fajtor ISIS, por asgjë nuk dihet me siguri.

Shteti Islamik ka sulmuar edhe më parë në Turqi, por rrallë ka marrë përsipër përgjegjësinë. Agresorët e aeroportit nuk janë identifikuar ende, por mediat turke, bazuar në burime brenda policisë, thonë se ata janë të huaj.

Turqia ka kaluar pjesën më të madhe të këtij viti duke u përballur me sulmet terroriste të ISIS dhe rebelëve kurdë. Masakra e të martës ishte sulmi i tetë kamikaz brenda vitit në Turqi. Veç tensionimit të situatë dhe rritjes së frikës mes popullsisë, këto sulme kanë dëmtuar rëndë industrinë e turizmit në Turqi, një prej sektorëve më fitimprurës të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button