Politika

SHBA printojnë kushtetuën e re, broshura u shpërndahet deputetëve

Zyrtarisht, reforma në drejtësi është në programin e punës së Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e kryetarëve vendosi që seanca e shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese të jetë më 21 korrik, njësoj siç kishte paralajmëruar amabsadori amerikan.

Dhe që deputetët ta kenë sa më të qartë se nga fjalët është kaluar tek veprat, mbi tryezën e tyre të punes ata kanë gjetur paraditen e së enjtes një botim të ri të Kushtetutës.

Ai përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar. Por ajo çfarë bie menjëherë në sy është logoja e Ambasadës Amerikane dhe një shënim nën të, se ky është një botim i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një tjetër hap konkret që Ambasa Amerikane bën për të bërë publike dhe zyrtare mbështetjen e vetë për ndryshimet kushtetuese të reformës.

Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Kuvendit një kërkesë tjetër. “I them drejtuesve të Kuvendit, që nenin 88 t’ia dorëzojnë çdo deputeti”, apeloi Berisha.

Opozita e interpreton paragrafin 88 të Venecias si një rekomandim që opozita të përfaqësohet në të 4 insitucionet që zgjedh Parlamenti, përfshirë edhe ato që bëjnë vetingun e njerëzve të drejtësisë. Në të kundërt, opozita thotë se drejtësia kapet politikisht.

Kështu, ish-kryeministri Berisha lexoi edhe mesazhet që dha në Tiranë përfaqësuesi i Bundestagut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button