☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,340 ▼ -1.16% ETH $2,243 ▲ +0.24% XRP $1.2451 ▼ -0.5% SOL $95.6200 ▼ -1.97%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur sot Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Caktimi i tij në këtë pozitë është bërë pasi ka marrë besimin nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së pas mbledhjes së somte.

KPK, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Arian Gashi, mbajti takimin e 301-të, në të cilën shqyrtoi dhe mori vendime lidhur me një sërë çështjesh të rëndësishme për funksionimin, administrimin dhe përgjegjësitë institucionale të Sistemit Prokurorial të Kosovës.

Në kuadër të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi Mekanizmin e Raportimit Vjetor për vitin 2025, përkatësisht raportimet e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, z. Agron Bajrami, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, të cilët raportuan para anëtarëve të KPK-së.

Pas shqyrtimit të raportimeve, Këshilli miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, ndërsa nuk e miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

KPK, gjithashtu, u njoftua për pensionimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula. Me këtë rast, Këshilli vendosi që propozimi për lirimin e saj nga detyra për shkak të pensionimit t’i përcillet Presidencës së Republikës së Kosovës, në pajtim me procedurat përkatëse ligjore.

Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dorëheqjen e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, z. Aleksandër Lumezi.

Në vijim, KPK shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Vlerësimit të Performancës së shtatë (7) prokurorëve, në kuadër të lëndës KVPP/413/2026. Po ashtu, Këshilli refuzoi kundërshtimin e paraqitur nga një prokuror ndaj këtij raporti.

Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rihapjen e rastit të procedurës disiplinore, të cilën e refuzoi, pasi vlerësoi se nuk ekziston bazë ligjore për rihapjen e rastit, meqenëse çështja në fjalë është shqyrtuar dhe vërtetuar në të gjitha instancat gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.