Zgjedhjet lokale 2015

Balla: Do bashkëpunojmë edhe me PBDNJ. Dule: Do dalim të vetëm në zgjedhje

Vetëm pak minuta pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla se PS do të bashkëpunojë edhe me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kreu i PBDNJ ka bërë me dije se partia që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhje. “Do të dalim të vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit”- njofton PBDNJ.

dule3Më herët pas takimit me kreun e PDS-së Balla deklaroi se me PBDNJ Partia Socialiste kishte gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal. “Kontaktet vazhdojnë. PBDNJ është një parti themeluese e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet vendore kanë sensibilitete të ndryshme nga zgjedhjet e përbashkëta vendore. Edhe me PBDNJ kemi gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal.”- u shpreh Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button